Greqia “tradhton” shqiptarët, mësoni çfarë po ndodh me kalimet në Kapshticë

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar probleme në qarkullimin ! Edhe pse pala greke ka njoftuar se do të ketë lehtësi sa i përket qarkullimit në të dy anët e kufirit me Shqipërinë, duket se nga e thëna në të bërë ka shumë diferencë.

Sipas informacioneve të tch, sot vetëm 870 qytetarë shqiptarë kanë kaluar përmes pikëkalimit të Kakavijës përgjatë 24 orëve të fundit, duke mos e plotësuar kuotën ditore prej 1500 qytetarësh.

Kjo ka ndodhur pasi linjat e transportit që nuk lejohen të qarkullojnë në anën tjetër të kufirit me pretendimin se rregulli i ri i miratuar ende nuk është dërguar tek autoritetet shqiptare. Megjithatë kjo nuk po ndodh në anën tjetër në hyrje nga Greqia. 940 qytetarë kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit, shumica janë këmbësorë që detyrohen ta kalojnë kufirin në këmbë.

Po ashtu edhe në Kapshticë është e njëjta situtatë. Leje kalimi kanë punëtorët sezonalë apo ata që kanë një pasaportë greke, me limin e vetëm 400 personave në ditë.

Edhe pse u njoftua që nga 19 qershori kjo pikë kufitare do të hapej për udhëtarët, edhe këtu autoritetet kufitare nuk kanë marrë ende “firmën” zyrtare për të lejuar kalimin e qytetarëve. Në 24 orët e fundit nga kjo pikë kufitare kanë dalë 306 persona, ndërsa kanë hyrë 415 të tjerë.

Një vite më parë, po për shkak të pandemisë së koronavirusit, në kufijtë me Greqinë u krijua radhë kilometrike që vijonte për ditë me radhë, e gjitha për shkak prej numrit të kufizuar të personave që mund të kalonin në Greqi.


Shtuar 21.06.2021 17:20