Foda për Rrahmanin dhe Hadërgjonajn: Ftesa në Kosovë nuk garanton aktivizim

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka komentuar vendimet e Amir Rrahmanit dhe Florent Hadërgjonajt, duke u uruar të dyve suksese në të ardhmen.

Të lidhura

None found

Amir Rrahmani është tërhequr nga përfaqësuesja për shkak të problemeve me FFK-në, ndërsa Florent Hadërgjonaj ka bërë të ditur se nuk do të rikthehet në ekip përderisa Foda e drejton Kosovën.

Lidhur me Rrahmanin, trajneri gjerman bëri të ditur se kishte tentuar ta bindte të ndryshonte qëndrim, por nuk pranoi të tregonte përmbajtjen e bisedës së tyre.

Foda tha se kishte komunikuar me telefon me kapitenin dhe se të gjitha detajet e asaj bisede do të mbeten private. Ai shtoi se u përpoq ta ndryshonte vendimin e Rrahmanit, por nuk ia doli, ndaj zgjedhja e tij duhet respektuar dhe pranuar nga të gjithë. Në fund, përzgjedhësi i uroi atij më të mirat.

Për rastin e Hadërgjonajt, Foda deklaroi se vendimi i mbrojtësit e kishte befasuar. Sipas tij, çdo futbollist i grumbulluar duhet ta dijë se mund të mos luajë asnjë minutë në ndeshje.

Ai sqaroi se Hadërgjonaj nuk e kishte kontaktuar dhe se njoftimin për tërheqjen e tij e kishte mësuar nga mediat. Foda tha se edhe ky vendim duhet pranuar, duke theksuar se çdo lojtar i ftuar e gëzon besimin dhe mbështetjen e tij të plotë. Megjithatë, ai nënvizoi se nuk arrin ta kuptojë arsyen e largimit të Hadërgjonajt nga kombëtarja.

Foda shtoi se e pranon zgjedhjen e futbollistit dhe i dëshiron sukses në të ardhmen. Për të, më e rëndësishmja është që çdo lojtar në dispozicion të luajë me zemër për Kosovën, të jetë i gatshëm për aktivizim dhe të japë gjithmonë maksimumin. Ai theksoi se secili duhet ta pranojë mundësinë që, edhe pas ftesës, të mos luajë.

Kosova do ta zhvillojë të hënën, në orën 17:00, seancën e parë stërvitore.


sultanbeyli escortparla iptvstarzbetjojobetJojobetMarsbahisklasbahisjojobetjojobetsuperbetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetsekabetAvvabetAvvabetAvvabet GirişAvvabetAvvabet GirişAvvabet GirişAvvabetcasibombahsegel girişbahsegelholiganbetmarsbahiscasibom girişjojobetfixbetholiganbet