Flick: Barcelona ka nevojë për një numër 9 të mirëfilltë

Hansi Flick e konsideron nisjen e fuqishme të Barcelonës në sezonin e ri si pasojë të nivelit që futbollistët kanë shfaqur gjatë seancave stërvitore, ndaj kjo paraqitje nuk e ka befasuar trajnerin gjerman.

Të lidhura

None found

“Jo, gjithçka lidhet me cilësinë e punës në stërvitje. Zhvilluam një ndeshje fantastike, patëm kontrollin e lojës, krijuam hapësira dhe shënuam. Gjithsesi, nuk ishte një paraqitje perfekte, pasi gjithmonë ka aspekte që mund t’i përmirësojmë”.

Edhe pse Barcelona ka dëshmuar potencial të madh në sulm, skuadra vijon të luajë pa një qendërsulmues klasik, një numër 9 të mirëfilltë.

Flick bëri të ditur se qëndrimi i klubit për këtë pozicion mbetet i njëjtë. Megjithatë, ai nënvizoi se cilësia e madhe në repartin ofensiv mund ta mbulojë këtë mungesë.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Na nevojitet një numër 9 i vërtetë, por në repartin ofensiv kemi shumë cilësi. Stili ynë i lojës dhe mënyra se si e mbajmë nën kontroll ndeshjen na ndihmojnë si në duelet një kundër një, ashtu edhe në finalizim”.

Trajneri katalanas u ndal gjithashtu te Lamine Yamal, aktivizimi i të cilit ishte vënë në dyshim, pasi një ditë para sfidës ai ishte stërvitur veçmas nga grupi.

Megjithatë, talenti spanjoll e nisi takimin si titullar dhe shënoi dy gola në triumfin 5-0 të Barcelonës ndaj Valencias.

“Dje ai u stërvit i diferencuar dhe këtë mëngjes biseduam. Më tha se ndihej mirë dhe se donte të luante. Ai është shumë i lidhur me skuadrën, gjë që është shumë pozitive”.

“Te lojtarët e mi mund ta shihni dëshirën, edhe pse shumë prej tyre janë kampionë bote. Ne synojmë të realizojmë objektivat tona dhe e dimë se rruga do të jetë e vështirë”, përfundoi Flick./


Shtuar 7.09.2026 10:43

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet