Federata Angleze nuk ka ndërmend ta lëshojë Southgate, gati kontrata e re

Federata e futbollit në Angli ka ndërmend t’i ofrojë rinovimin e kontratës trajnerit Gareth Southgate. Ecuria në “Euro 2020”, që me pak fat mund të kishte përfunduar në perfeksion për “Tre Luanët”, si dhe fitoret radhazi në gjysmën e ndeshjeve eliminatore të Botërorit “Katar 2022”, janë argumente të mjaftueshme për ta konsideruar të shkëlqyer punën e teknikut 51-vjeçar.

Marrëveshja aktuale përfundon me mbarimin e Kupës së Botës së vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në dhjetor, por Federata e Futbollit është e bindur për punën e Southgate, ndaj ka ndërmend t’i ofrojë rinovimin edhe për dy vite të tjera, me objektiv suksesin në Euro 2024.

Në drejtimin e Southgate, Anglia, para rrugëtimit thuajse perfekt në Europian, kishte mundur të kualifikohej deri në gjysmëfinale të Botërorit të vitit 2028, të zhvilluar në Francë. Pikërisht një ndeshje larg finales, “Tre Luanët” u eliminuan nga Kroacia. Gareth Southgate është në krye të Anglisë nga nëntori i vitit 2016.


Shtuar 8.09.2021 18:58