Evangjeli Veli shkroi historinë, reagon Kushi: Për herë të parë një vajzë shqiptare ngre lart flamurin kuqezi (VIDEO)

Evangjeli Veli u shpall kampione e Europës deri në peshën 55 kg për femra, hera para që ndodh për një sportiste shqiptare.

Emocionet ishtin të jashtëzakonshme, me peshëngritësen shqiptare që nuk i mbajti dot lotët.

Menjëherë pas suksesit të Evangjeli Velit, ka reaguar Ministrja e Rinisë, Sportit dhe Arsimit, Evis Kushi.

Nëpërmjet një postimi në “facebook”, Kushi ka uruar Velin për arritjen historike dhe gjitashtu ka ndarë pamjet nga momenti kur peshëngritja bën hapin final për t’u shpallur kampione në Kampionaton Europian që u zhvillua në Tiranë.

Postimi i plotë i Kushit:

Urimet më të mira për sportisten tonë Evangjeli Veli, e cila shkruan historinë me fitoren si kampione absolute e Evropës në sportin e peshëngritjes!?
Për herë të parë një vajzë shqiptare ngre lart flamurin kuqezi me tre medalje ari, si kampionia e parë femër në peshëngritje.??
#KrenarëPërSportistëtTanë? /albeu.com


Shtuar 29.05.2022 19:32