EURO 2020/ Spektakolare Danimarka, mposht me “poker” golash Uellsin dhe kalon në çerek-finale (VIDEO)

Danimarka ka mposhtur bindshëm Uellsin në ndeshjen e parë të 1/8 të Euro 2020, duke kaluar kështu në çerek-finale.

Uellsianët patën iniciativën në 15 minutat e parë, ku për pak sa nuk shënuan në disa raste me anë të Gareth Bale.

Të lidhura

None found

Por, danezët më pas morën nën kontroll ndeshjen dhe më pas pësuan edhe golat.

Ylli i këtij takimi ishte Kasper Dolberg i cili shënoi dy golat për Danimarkën. Dolberg shënoi në min 27′ golin e parë dhe në pjesën e dytë, shënoi në min 48′ për ta gjunjëzuar Uellsin dhe për ta dërguar Danimarkën në çerekfinale.

Për goditjen e fundit u përkujdes Joachim Maehle i cili shënoi golin e tretë në min 89′ dhe Martin Braithwaite shënon golin e fundit pas një rishikimi nga sistemi VAR, goli u cilësua si i rregullt.

Rezultati përfundimtar, Uellsi 0-4 Danimarka.

Tani, Danimarka do të përballet në çerekfinale me fituesin e takimit, Holanda – Republika Çeke, i cili do të zhvillohet nesër.


Shtuar 26.06.2021 19:54