EURO 2020/ Portugali – Gjermani, ky është futbollisti i ndeshjes (FOTO LAJM)

Gjermania ka fituar ndaj Portugalisë 4-2.

Kombëtarja e Gjermanisë e ka mposhtur Portugalinë me rezultat 4-2.

Golat për Portugalinë i realizuan Cristiano Ronaldo në min e 15’ dhe Diogo Jota në min e 67’.

Për Gjermanët realizuan autogol në min e 35’ Ruben Dias, në min e 39’ autogol Raphael Guerreiro, në min e 51’ Kai Havertz dhe në min e 60’ Robin Gosens, për rezultatin final 4-2.

Pas ndeshjes UEFA ka zgjedhur lojtarin e ndeshjes, ai është Robin Gosens.

Gosens ishte fantastik në këtë ndeshje me lojën e tij në mesfushë, dhe ishte realizator i golit të katërt të Gjermanisë.

Shtuar 19.06.2021 20:25