Pas Endri Zajës, arrestohet edhe një 22-vjeçare, roli i saj

Pas arrestimit të 22-vjeçarit, Endri Zajës, i cili para disa ditësh aksidentoi një italiane të moshuar në Durrës dhe gjithashtu i kërkuar për disa vjedhje në qyane, është arrestuar dhe një vajzë, e cila akuzohet se ka përkrahur 22-vjeçarin.

A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit E. Z., 22 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com

Shtuar 19.06.2021 20:26