Ernest Muçi “magjeps” tifozët polakë me golat e realizuar, vlerësohet maksimalisht në ndeshjen e radhës (VIDEO)

Ernest Muçi ka shkëlqyer në Poloni me skuadrën e Legia Varshavës, aty ku është bërë protagonist në fitoren 3-1 ndaj Vidzev Lodz me dy golat e shënuar.

Veç dy golave që natyrisht i kanë dhënë një vlerësim të veçantë, “Sofa Score” sjell edhe notën për sulmuesin shqiptar dhe statistikat e tij gjatë gjithë ndeshjes.

Muçi vlerësohet me 9.3 në ndeshjen ku luajti 86 minuta, duke shënuar 2 gola teksa ka goditur 3 herë kuadratin nga 4 gjuajte në total.

Ndërkohë, sulmuesi shqiptar ka qenë mjaft i suksesshëm edhe në driblime duke realizuar 4 nga 4 teksa dy herë ka fituar edhe faull.

GOLI I PARË I MUÇIT

GOLI I DYTË I MUÇIT


Shtuar 3.09.2023 21:58

Tags: , ,