Edhe Allegri zgjedh Arabinë, tekniku i njohur merr drejtimin e Al-Ahlit në qershor

Arabia Saudite rikthehet edhe një herë në jetën e Massimiliano Allegrit.

Pas propozimit të Al-Shabab, i cili u refuzua nga livornezi, ish-trajneri i Juventusit tashmë është afër uljes në stolin e Al-Ahli.

Trajneri toskan u takua me emisarët e klubit të Lindjes së Mesme në orët e fundit në një hotel në Milano duke kërkuar pak kohë për të menduar për këtë ofertë. Megjithatë, një marrëveshje duket e afërt me Allegrin që pritet të bashkohet me Al-Ahlin në qershor, në fund të sezonit.

Për trajnerit do të ishte eksperienca e parë jashtë Italisë.

Ndërkohë, Ah-Ahli, një klub ku luajnë të njohurit e vjetër të Serisë A si Frank Kessié dhe Merih Demiral, do të synonte të fokusohej te Gabriele Cioffi për të zëvendësuar Matthias Jaissle dhe për të mbyllur sezonin.


Shtuar 17.01.2025 16:37