E vërshëllyen pas çdo prekje të topit, Kroos me përgjigje brilante për tifozët saudit

Toni Kroos është kundërpërgjigjur në mënyrë mjeshtërore pasi u vërshëllye nga tifozët gjatë gjithë ndeshjes së Real Madridit kundër Atletico Madridit.

Të mërkurën mbrëma, Los Blancos ishin në aksionin e Superkupës së Spanjës kundër rivalëve të ashpër Atletico në Al Aëëal Park në Arabinë Saudite.

Ndeshja përfundoi 3-3 pas 90 minutash, por Reali shënoi dy gola të vonshëm gjatë kohës shtesë për të vulosur fitoren 5-3 dhe kalimin në finale, ku do të përballet me Barcelonën ose Osasunën.

Gjatë ndeshjes, mesfushori i Realit, Kroos, vërshëllehej nga tifozëria në stadium sa herë që prekte topin.

Një nga arsyet e sulmeve mund të jetë fakti se gjermani ishte kritik ndaj numrit të lojtarëve që vendosën të transferoheshin në Superligën e Arabisë Saudite gjatë afatit kalimtar të verës.

Kroos pretendoi se paratë ishin arsyeja kryesore pse lojtarët zgjodhën të braktisnin futbollin evropian për Arabinë Saudite.

Megjithatë, pas ndeshjes dhe pritjes ‘armiqësore’ që mori, Kroos shkoi në mediat sociale për të dhënë një përgjigje brilante.

“Ishte kënaqësi sot! Turma (tifozëria) e mahnitshme”, shkroi Kroos në profilin e tij privat në platformën X. /Telegrafi/


Shtuar 11.01.2024 14:50