E BUJSHME/ Në Spanjë e bëjnë të sigurt, Mbape ka firmosur me Realin. Ja kur do të prezantohet

E ardhmja e Kilië Mbape duket se më në fund po merr formë, me sulmuesin francez që duket se më në fund e ka marrë vendimin e tij pasi “u divorcua” me PSG-në.

Sipas prestigjiozes spanjolle “Marca”, francezi ka firmosur me Realin e Madridit për 5 vite, me marrëveshjen që është mbyllur përpara dy javësh.

Gjithashtu spanjollja raporton se Mbape do të prezantohet te Reali më 1 korrik, datën kur starton sezoni i ri dhe kur ai të jetë përfundimisht një lojtar i lirë.

Kështu 25-vjeçari dhe “los blancos” kanë përmbushur dëshirat dhe do të bashkojnë fatet e tyre, duke lënë pas një rrugë që ka përjetuar lloj-lloj peripecish që nga vera e vitit 2017.

Raportohet se ditët e fundit për Mbapen ka ardhur dhe një ofertë nga Mançester Siti, por burime nga lojtari kanë raportuar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi Mbape tashmë ka vendosur që do të shkojë te Reali.


Shtuar 19.02.2024 17:32