Dukagjini ka marrë tri pikët në shtëpi, pasi në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës triumfoi 1-0 ndaj Vushtrrisë.
Të lidhura
None found
Ekipi nga Klina ishte më kërkues dhe paraqiti lojë më të mirë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes.
Golin e fitores e shënoi Elton Basri, pas asistimit të Iljasa Zulfijes në minutën e 10-të, duke u kthyer në figurën kryesore të sfidës.
Vendasit krijuan edhe mundësi të tjera për të shënuar, por nuk arritën t’i konkretizonin.
Vushtrria u përpoq të rrezikonte përmes kundërsulmeve, mirëpo asnjë prej tyre nuk solli rezultat.
Pas kësaj fitoreje, Dukagjini renditet i treti me 16 pikë, tri më pak se liderët Malisheva dhe Prishtina. Vushtrria mbetet në fund të tabelës me tre pikë.





