Driblimet më të mira të Camavinga: Njihuni me blerjen e re të Realit (VIDEO)

Mesfushori Eduardo Camavinga, një nga ndjesitë e kampionatit francez në vitet e fundit, është një futbollist me një stil loje shumë të veçantë mbrojtëse.

Atij i pëlqen të hidhet në presion dhe e kryen atë në mënyrë mjaft inteligjente, shkruan Marca.

Ai ka trajtim të mirë të topit që e ndihmon atë të kërcejë linjat e presionit dhe të arrijë në zonën rivale.

Për më tepër, mesfushori i ri pëlqen të marrë pjesë vazhdimisht në ndërtimin e lojës dhe ka lehtësi relative në krijimin e hapësirave kaluese me lëvizjet e tij.

Një nga pikat e tij të forta dhe për të cilën ai ka spikatur në futbollin francez është sepse ai e ka brendësuar angazhimin e tij mbrojtës: Nuk është një detyrim, është një rregull që ai e ka vënë re mirë në fushë.

Ai ka qenë pjese e ekipit francez nën 21 vjeç dhe po largohet nga Rennes duke luajtur 95 ndeshje në të cilat ka shënuar 6 gola dhe ka shpërndarë 5 asistime.

Ndërkohë, Reali e kërkonte në fakt prej 2 vitesh por duhet të vinte data 31 që ai të firmoste për Realin./albeu.com/


Shtuar 31.08.2021 23:31