Horoskopi për ditën e mërkurë, 1 shtator 2021

Dashi

Është koha për të tërhequr më pranë zemrës gjërat që ju i doni më shumë.

Synoni rehati, kënaqësi dhe njerëz që ju japin një ndjenjë të fortë sigurie dhe gjithçka do të jetë në rregull.

Demi

Keni nevojë për privatësinë tuaj më shumë se kurrë. Hëna krijon një urë për hapësira të qeta dhe shumë kënaqësi. Jetoje jetën ashtu si do. Aventura të reja ju presin.

Binjakët

Ju duhet të dini vlerën tuaj. Është thelbësore të bëni një vlerësim të gjërave që i doni, në mënyrë që të dini si të kujdeseni për to, veçanërisht këtë javë.

Gaforrja

Thellë brenda vetes ju e dini se çfarë doni dhe për çfarë keni nevojë. Ju keni reflektuar mbi gjërat që i mbani në zemrën tuaj dhe nuk doni që të tjerët t’i dinë ose t’i shohin. Ju mund të mos jeni ende gati për të ndarë anën tuaj më të prekshme, por do ta bëni së shpejti.

Luani

Duhet t’i mbani armiqtë tuaj afër, vetëm në këtë mënyrë do të jeni të mbrojtur nga ta. Nuk duhet t’i besoni të gjithëve sepse kjo mund t’ju hapë probleme.

Virgjëresha

Sa më shumë të vlerësoheni sot, aq më shumë përpiquni t’i mbani këmbët në tokë, pasi planetet ju paralajmërojnë se një prej njerëzve që po ju çon në qiell dëshiron t’ju shohë në humnerë. Mos lejoni që fjalët e kota t’ju marrin mendjen.

Peshorja

Karriera juaj do të njohë rritje këtë periudhë. Dëshirat tuaja për sukses nuk janë diçka që i ndani me të gjithë. Ju keni frikë nga ambicia dhe xhelozia e njerëzve rreth jush.

Akrepi

Ju e dini që keni të meta për të cilat duhet të punoni fort. Nuk keni pse t’ia tregoni botës këto të meta. Jeta juaj personale është private dhe meriton të respektohet nga të tjerët, dhe vetja juaj.

Shigjetari

Kur dikush ju bën një dhuratë privatisht, vlerësojeni këtë moment. Është kaq e ëmbël të kesh momente që nuk ndahen në mediet sociale që bota t’i shohë, por përkundrazi ndihen zemër-zemër nga ju të dy.

Bricjapi

Vendosja se doni dikë ose diçka është çështje personale. Kjo është diçka private dhe kërkon kohë që ta kuptosh. Keni nevojë për kohë. Mos nxitoni për diçka që ju kërkon të hiqni dorë nga gjithë jeta juaj.

Ujori

Përgjigjet të cilat po i kërkoni, nuk janë shumë larg. Kështu që vazhdoni të bëni pyetjet e duhura. Shpesh jeni të qartë në opinione, por sot nuk do ta keni të vështirë të jeni më fleksibël.

Peshqit

Dielli lidhet me Neptunin, udhëheqësin tuaj, kështu që sot do të shfaqni anët më pozitive të natyrës suaj. Bëni diçka kreative apo artistike, diçka që nuk është vetëm kënaqësi, por që në të njëjtën kohë t’ju largojë nga mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve.


Shtuar 31.08.2021 23:08