“Do shkojë me penallti”, Carragher parashikon fituesin e Kampionatit Europian

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Jami Carragher ka parashikuar finalen e Euro 2020 mes Italisë dhe Tre Luanëve.

“Mendoj se do të jetë një sfidë shumë e luftuar”, ka thënë Carragher për SKy Sports.

“Besoj se mund të shkojë me penallti dhe në atë rast do të fitojë Anglia. Skuadra ka punuar shumë me penalltitë kështu që duhet të vërë në praktikë punën e bërë. Gjithsesi, nuk besoj se do të ketë shumë gola”, ka shtuar ish-mbrojtësi.

“Italia është shumë e fortë në fazën mbrojtëse. Besoj se ndeshja do të mbyllet 1-1 dhe më pas do të kemi penallti. Mendoj se është finalja e duhur për këtë kampionat. Janë dy skuadrat më të mira. Të dielën do të jetë një spektakël”, tha Carragher.


Shtuar 9.07.2021 16:27