Didier Drogba ka një mesazh special për lojtarët e Chelseas para finalës (VIDEO)

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Chelsea zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00.

Ky takim, për shkak të kushteve pandemike, do të luhet në Porto, konkretisht në stadiumin “Dragao”.

Man City nuk është paraqitur asnjëherë tjetër në ndonjë finale të Ligës së Kampionëve, derisa Chelsea do mund ta fitojë atë për herë të dytë.

Ish-lojtari që ia dhuroi dikur fitoren skuadrës së Chelseas në Ligën e Kampionëve, Dider Droga, ka publikuar një video në rrjetin e tij social, duke inkurajuar lojtarët për të fituar.

Ai u bëri thirrje: “Ju lutem, luani sikur kjo të ishte ndeshja e fundit që do të luanit në një finale të Ligës së Kampionëve”.

Ky takim pritet që ndiqet nga më shumë se 15 mijë tifozë në stadium.


Shtuar 29.05.2021 20:10