Ronaldo ka thënë “jo”! Do vetëm një skuadër

E ardhmja e Cristiano Ronaldo-s nuk është akoma e qartë.

Në orët e fundit është folur për një ofertë nga Paris Saint-Germain, por portugezi duket se e ka refuzuar, sipas Cadena Ser.

CR7, në fakt, dëshiron të kthehet te Manchester United dhe po pret me padurim një sinjal nga Ole Gunnar Solskjaer në javët e ardhshme.

Pavarësisht vështirësive të treguara në këtë sezon, portugezi ka arritur të shënojë 36 gola në 44 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet me Juventus-in.


Shtuar 29.05.2021 19:57

Tags: ,