Derbi vishet i kuq, Partizani triumfon sërish ndaj Tiranës

Partizani ka mundur sërish në derbi Tiranën, shkruan Albeu.com.

Të kuqtë e Ilir Dajës kaluan të parët në avantazh me Belicën që në minutën e 29′, por bardheblutë barazuan shifrat me Hoxhallarin 10 minuta më vonë.

Me fillimin e pjesës së dytë ndeshja nis mjaft mirë për skuadrën e Dajës të cilët gjejnë golin me Bardhin në minutën e 59′.

Ndërkohë, me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e 2 me 42 pikë, 2 pikë më pak se Laci kryesues, ndërsa Tirana mbetet në vendin e 5 me 35 pikë. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2021 14:55