Ousmane Dembele ka vendosur të qëndrojë te Barcelona duke dhënë ok-in për rinovimin e kontratës aktuale me blaugranat e cila i skadon në fund të këtij sezoni.
Duke iu referuar raportimeve të mediave spanjolle Dembele është i gatshëm të firmosë një kontratë të re 5-vjeçare me Barcelonën me një reduktim të ndjeshëm të pagës.
Ndërkohë një postim i sulmuesit francez sëfundmi në Instagram të lë kuptohet se futbollisti nuk ka ndërmend të braktisë blaugranat.
Kartoni i Dembele i ka kushtuar Barcelonës 140 milionë euro përfshirë edhe bonuset ndërkohë që paraqitjet e tij në sezonet e fundit janë kushtëzuar shumë nga dëmtimet.