Coutinho nuk ka ndërmend të ulë pagën e tij për të ndihmuar klubin

Philippe Coutinho që nga transferimi te Barcelona është përballur me probleme të shumta duke bërë që forma e tij të bie dukshëm.

Pas largimeve të Leo Messit e Antoine Griezmann gjatë verës, tani Coutinho është futbollisti më i paguar te ‘Blaugranët’.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, klubi i ka bërë të ditur brazilianit se duhet të ul pagën e tij të lartë, në mënyrë që të ndihmojë ata të kalojnë krizën financiare.

Megjithatë, thuhet se braziliani ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë duke mos pranuar që të ‘preket’ paga e tij.

Gjiganti spanjoll tani do të mendojë seriozisht shitjen e Coutinhos në merkaton e dimrit, edhe është Newcastle klubi më i interesuar për shërbimet e tij.


Shtuar 4.11.2021 14:46