Tottenham-Liverpool është përballja më e fortë e javës së 18-të në Premier League. Shumë ndeshje janë shtyrë për shkak të pandemisë, që po shkakton shumë të infektuar në botën e futbollit.
Trajneri i ekipit londinez, Antonio Conte foli përpara takimit të ditës së diel (17:30) rreth momentit të vështirë të skuadrës së tij. “Kemi shumë mungesa dhe jemi të detyruar të stërvitemi me manekinë, por jemi gati të zbatojmë rregullat dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi.
Ama, rregullat duhet të jenë të njëjtë për gjithë. Kjo është arsyeja pse jemi gati të zbresim në fushë dhe të bëjmë atë që na thonë të tjerët”, deklaroi trajneri italian i Tottenham.