Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Shkozë, ndërron jetë gruaja

Një shtëpi në Tiranë, në Shkozë, është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme.

“Me datë 18.12.2021, rreth orës 15:50, në Shkozë, në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme dhe si pasojë e zjarrit ka humbur jetën…”-njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 18.12.2021, rreth orës 15:50, në Shkozë, në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari”, ka rënë zjarr në banesën e shtetases M. B., 90 vjeçe, e cila jetonte e vetme dhe si pasojë e zjarrit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 18.12.2021 16:28