Shifra rekord! E zbulon Vokshi, kaq shqiptarë kanë votuar deri më tani për të shkarkuar Lulzim Bashën

Vazhdon të rritet shifra e pjesmarrësve në Referendumin për të shkarkuar Lulzim Bashën, referendum i iniciuar në Kuvendin e Berishës më 11 dhjetor.

Sipas deputetes së PD, Albana Vokshi deri në orën 15:00 në Shqipëri kanë votuar 34 105 shtetas shqiptar për të shkarkuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Sipas Vokshit, pjesmarrja në qendrat e votimit vazhdon të jetë shumë e lartë por demokratët kanë arritur të mos shkaktojnë incidente dhe të mos bien pre e provokimeve.

Deputetja e PD, Albana Vokshi:

Këtu jemi në qendrën e votimit të degës numër 1, në të cilën është raportuar se janë penguar votuesit nga personat që kanë tentuar të sabotojnë procesin të urdhëruar nga Lulzim Basha. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe në cdo degë kemi ndenjur larg provokimeve.

Ndaj deri tani që flasim votimi ka qenë i qetë dhe gjithcka po ecën normalisht. Ka fluks në të gjitha qendrat prandaj u lutem komisionerëve të mos i mbyllin ato në orën 17:00 por ti mbajnë hapur.

34105 persona kanë votuar deri tani. është tejkaluar numri i votuesve të cilët votuan në 13 qershor në rizgjedhjen e Lulzim Bashës.

SHIFRAT E PLOTA:

Shkoder: 3,660
Lezhe: 2,670
Kukës: 1,550
Diber: 1,529
Durres: 4,840
Tiranë: 7,536
Elbasan: 2,796
Berat: 893
Korce: 2,655
Fier: 3,415
Gjirokaster: 1,288
Vlore: 1,273  /albeu.com/

 


Shtuar 18.12.2021 16:40