Chelsea nuk i harron kollaj fjalët e Lukakut, gjobitet belgu

Pas fjalëve të Lukakut që bënë jehonë nëpër media, ai u takua me drejtuesit dhe me trajnerin për të sqaruar gjërat.

Sulmuesi belg më pas doli publikisht duke kërkuar falje dhe duke tërhequr fjalët që kishte thënë pak ditë më parë.
Gjithësesi ai nuk ka shpëtuar nga një dënim tjetër që ka marrë prej klubit përveç mungesës ndaj Liverpool-it. Lukaku është ndëshkuar me një shumë prej 325 mijë paund.

Lukaku do të kthehet të luaj pasi Tuchel e ka falur atë për fjalët e thëna dhe tashmë do t’i duhet të mbështetet te performanca e ish-lojtarit të Inter-it./ h.ll/albeu.com


Shtuar 5.01.2022 15:14