Luan në disa pozicione, Roma kërkon yllin dardan të Torinos

Roma është pranë kompletimit të marrëveshjes me mbrojtësin e Arsenalit, Maitland-Niles.

Sidoqoftë mediat në Itali raportojnë se romakët kanë dhe opsione të tjera për krahun e mbrojtjes.

Një nga lojtarët që mund të kërkohet nga Jose Mourinho është mbrojtësi i djathtë i Kosovës dhe lojtari i Torinos, Mërgim Vojvoda.

Sipas raportimeve, klubi nga kryeqyteti po ndjek me interes Vojvodën i cili është kthyer nën Juric dhe po luan vazhdimisht.

26-vjeçari është paraqitur 12 herë në Serie A për Torinon këtë sezon, duke luajtur në total 621 minuta.


Shtuar 5.01.2022 15:16