Milanit i duhet të presë ende për golin e parë në grupet e Champions-it këtë sezon. Kuqezinjtë e Piolit regjistruan një tjetër barazim 0-0, kësaj here në transfertë ndaj Dortmundit, në sfidën e vlefshme për Grupi F.
Edhe pse rastet për shënim ishin të shumta, skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës duke u “kënaqur” me 1 pikë.
Ndërkohë në duelin tjetër të këtij grupi, Njukasëll dhuroi spektakël ndaj PSG-së të Luis Enrikes, duke triumfuar me rezultatin 3-1. Fitore mëse e merituar e anglezëve, të cilët e dominuan takimin. Pas dy dueleve të para të luajtura, kryeson Njukasëll me 4 pikë, i ndjekur nga PSG me 3, ndërkohë që Milani mban vendin e tretë me 2 pikë, ndërsa vetëm 1 pikë për Dortmundin.
Ndërkohë që manchester City ka fituar 3-1 në transfertë përbalë Leipzig.