Kosova triumfon ndaj Irlandës në Prishtinë, Muriqi vendos sfidën

Kosova e ka hapur me sukses edicionin e Ligës së Kombeve, pasi në Prishtinë mposhti Irlandën me rezultatin 1-0.

Të lidhura

None found

“Dardanët” zhvilluan një ndeshje dominuese dhe në fund siguruan të gjitha pikët, falë një goli të shënuar në minutat e fundit.

Vendasit e nisën takimin me intensitet të lartë dhe krijuan disa mundësi për të kaluar në avantazh. Megjithatë, mbrojtja irlandeze rezistoi deri vonë, duke larguar në dy raste topin pranë vijës së portës pas tentativave të Vedat Muriqit dhe Veldin Hoxhës.

Kosova nuk hoqi dorë nga presioni dhe vazhdoi të kontrollonte lojën edhe pas pushimit, duke e mbajtur kundërshtarin nën trysni të vazhdueshme.

Zhbllokimi erdhi në minutën e 83-të, kur kapiteni Vedat Muriqi shënoi me kokë pas një topi të kthyer nga goditja e Ermal Krasniqit.

Krasniqi pati më pas një tjetër rast të mirë për të shënuar, ndërsa mundësi krijoi edhe Mërgim Vojvoda. Ish-portieri i Liverpoolit, megjithatë, reagoi në mënyrë fantastike dhe ua mohoi golin.

Me këtë fitore të merituar në Prishtinë, Kosova e nis në mënyrën më të mirë aventurën e saj në Ligën e Kombeve.


sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibom girişmarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobet