BUNDESLIGA/ Borussia Dortmund – Bayern Munich, formacionet e mundshme: Klasikja e 124 e futbollit gjerman

Në “Signal Iduna Park” do të luhet  klasikja e 124-t e futbollit gjerman në kaudër të javës së nëntë të Bundesligës.

Dortmundi dhe Bayern Munich, dy pesha të rënda të futbollit gjerman do të përplasen “brirët” në një sezon që asnjëra prej tyre nuk e ka nisur si duhet.

Prej vitesh, Borussia shihet si e vetmja skuadër që mund thyejë hegjemoninë e “bavarezëve” që e kanë fituar kampionatin për një dekadë edhe vlen për t’u theksuar se “Të Verdhët” nuk kanë arritur të fitojnë një ndeshje që prej gushtit të 2019.

Takimi i sotëm do të nisë në orën 18:30.

Formacionet e mundshme:

Dortmund: Kobel, Meunier, Sule, Scholtterbec, Guerreiro, Brandt, Bellingham, Ozcan, Malen, Hazard, Moukoko.

Bayern Munich: Neuer, Davies, Upamecano, De Ligt, Pavard, Kimmich, Sabitzer, Sane, Musiala, Gnabry, Mane./albeu.com