Brazili me Argjentinën bëhen gati për Katar 2022, Kili zhgënjen (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit janë luajtur ndeshjet e grupit të Amerikës Jugore për kualifikim të Kampionatit Botëror Katar 2022.

Në orën 00:30 të mesnatës është luajtur supersfida midis Argjentinës dhe Brazilit ku rezultati përfundoi në barazimin pa gola 0-0. Të dyja ekipet e mëdha u kualifikuan për në Katar 2022 ku Brazili e përfundoi këtë ndeshje në vendin e parë me 35 pikë ndërsa Argjentina në vendin e dytë me 29 pikë.

Loja midis dy ekipeve kombëtare ishte e fortë dhe e barabartë por dhe agresiviteti nuk mungoi ku 7 kartona të verdhë në total u morën gjatë ndeshjes.

Ekipet  që u kualifikuan për fazën tjetër janë  Brazilin dhe Argjentina,  Kili nuk arriti të marrë një fitore ndaj Ekuadorit ku humbi me rezultatin 0-2. Vidal braktisi ekipin në minutën e 13’ të pjesës së parë pasi u ndëshkua me kartonin e kuq./h.ll/albeu.com


Shtuar 17.11.2021 08:29