Karim Benzema mund të ishte rikthyer te Olympique Lyon gjatë kësaj vere, sipas raportimeve të “L’Equipe”.
Edhe pse tashmë 38-vjeçar, sulmuesi francez ishte i gatshëm të hiqte dorë nga përfitime të rëndësishme financiare për t’u bashkuar sërish me klubin ku u formua dhe nisi rrugëtimin e tij në futboll.
Të lidhura
None found
Drejtuesit e Lyonit kishin komunikuar me Benzeman, i cili e kishte mirëpritur me entuziazëm mundësinë për t’u kthyer në klubin e fëmijërisë. Madje, ai ishte shprehur i gatshëm të luante për Lyonin edhe pa pagë.
Megjithatë, marrëveshja mbeti pa u konkretizuar për shkak të kushteve kontraktuale të lojtarit. Në atë periudhë, Benzema kishte ende një kontratë aktive me Al-Hilal, çka e bëri të pamundur transferimin.
Situata u ndërlikua edhe nga detyra e tij si ambasador i ligës saudite, rol që do të jetë në fuqi deri në vitin 2030.
Raporti mes Benzemas dhe Lyonit vazhdon të jetë i veçantë. Ai u formua në akademinë e klubit dhe, me ekipin e parë, fitoi katër tituj të Ligue 1, përpara se të transferohej te Real Madridi në vitin 2009.
Me skuadrën madrilene, francezi zhvilloi pjesën kryesore të karrierës së tij dhe u rendit ndër sulmuesit më të mëdhenj në historinë e klubit spanjoll.
Kështu, një rikthim i shumëpritur te Lyon ishte pranë realizimit, por kontrata me Al-Hilal dhe angazhimet e Benzemas në Arabinë Saudite e bllokuan ribashkimin, i cili do të ishte një nga historitë më të bujshme të kësaj vere në futbollin francez.
