Bayern Munich ka nisur nga puna për sezonin e ri, teksa çështja kryesore mbetet pasuesi i Tuchel.
Pas refuzimit nga Rangnick, së fundmi, mediet gjermane kanë raportuar një lajm tepër interesant, me Bayern Munich që momentalisht po studion tri profile dhe mes tyre është edhe Lopetegui.
Të lidhura
None found
Ky i fundit po përflitet shumë për të marrë drejtimin e Milan-it edhe pse tifozët nuk e duan, por tashmë gjërat marrin një rrjedhë krejt tjetër, me spanjollin që shihet si një kanditaturë edhe për bavarezët.
Rekordmenët e futbollit gjerman gjithashtu po shqyrtojnë profilet e Roger Schmidt dhe Erik Ten Hag.
Holandezi nuk ka kaluar një sezon të lehtë me Manchester United, por një rikthim te Bayern do të ishte i mirëpritur (ka punuar te skuadra e dytë në sezonet 2013-2015).
Roger Schmidt aktualisht trajner i Benfica-s gjithashtu është një emër që tërheq, pasi 57-vjeçari ka pranuar shpesh se shumë shpejt do të rikthehet në Gjermani dhe Munich-u do të ishte, pse jo vendi ideal.
Sa i përket De Zerbi-t, zërat për të janë zbehur, pasi italiani ka shprehur dëshirën për të vijuar punën te Brighton, teksa për të interesohet edhe Milan.
