Barcelona synon ta përforcojë mesfushën me transferimin e yllit të Premier Ligës

Barcelona tashmë ka filluar të bëjë planet për afatin kalimtar veror dhe mediat spanjolle kanë zbuluar se kush është objektivi i tyre kryesor.

Sipas një raportimi nga El Gol Digital, blaugranasit e kanë prioritet kryesor mesfushorin brazilian Bruno Guimaraes për sezonin e ardhshëm.

Për ta financuar këtë marrëveshje, Barcelona po planifikon ta shesë Frenkie De Jong, pasi me largimin e tij do të krijohej hapësirë në limitin e pagave dhe të gjenerojë fonde.

Blaugranasit kishin tentuar të nënshkruajnë me Guimaraes në 2024, por Newcastle kërkoi të paguhej klauzola e tij e lirimit prej 100 milionë eurosh.

Përkundër interesimit të Barcelonës, ata do të duhet të negociojnë për shumën që do të paguhet, duke përfshirë lojtarë në marrëveshje ose duke paguar me rata.

Manchester City po ashtu është në kërkim të Guimaraes, pasi Pep Guardiola e konsideron atë si një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.

Njësoj si Barcelona edhe City me gjasë nuk do ta paguajë klauzolën e tij të lirimit dhe gjiganti spanjoll do të duhet të veprojë shpejtë për të siguruar një marrëveshje para kampionëve në fuqi të Anglisë. /Telegrafi/


Shtuar 2.02.2025 21:12