Barcelona la të ikte Diomande, “transferimi i ri” që Real Madridi po synon me ngulm

Yan Diomande, sulmuesi i krahut të RB Leipzig, është kthyer në një nga emrat më të nxehtë të merkatos evropiane, teksa Real Madridi është futur me vendosmëri në garë për të siguruar shërbimet e tij.

Të lidhura

None found

Klubi spanjoll ka paraqitur një ofertë prej 100 milionë eurosh, e ndarë në 90 milionë euro të sigurta dhe 10 milionë euro bonuse, por kjo shumë është kthyer mbrapsht nga gjermanët, të cilët kërkojnë plot 130 milionë euro për talentin.

Megjithëse edhe PSG-ja ka shfaqur interes, gara duket se mund të anojë kah Los Blancos, nëse ata vijojnë të insistojnë në ndjekjen e 19-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë.

Madje, burime të afërta thonë se Real Madridi dhe klubi i Bundesligës tashmë kanë gjetur akordin, por disa detaje të imëta mbeten ende pa u finalizuar.

Ndërkohë, edhe rivalët e përhershëm, Barcelona, e kishin vlerësuar mundësinë për të përforcuar krahët me Diomanden që në nisje të kësaj vere.

Sipas gazetës Sport, drejtori sportiv i katalanasve, Deco, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e lojtarit në muajin maj, por u tërhoq nga bisedimet pasi u njoh me shifrat e larta që do të shoqëronin këtë transferim.

Në fund, Barcelona preferoi të investonte 80 milionë euro për të blerë Anthony Gordon nga Newcastle United, duke mbyllur kështu çdo derë për Diomanden.


matbetholiganbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetbetwoongrandpashabetcasibomcasibomgrandpashabetcasibomgrandpashabet