Barcelona interesohet për transferimin e Amadou Onanas

    Barcelona është duke kërkuar transferimin e një mesfushori gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Lëndimi i Gavit ka prishur planet e trajnerit Xavi Hernandez, derisa në formë të mirë nuk është as Oriol Romeu dhe kjo ka bërë që katalunasit të synojnë afrimin e një mësusfhori.

    Barcelona është e interesuar për nënshkrimin e Amadou Onana të Evertonit, raporton Santi Aouna.

    Madje, katalanasit kanë kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e lojtarit.

    Reprezentuesi belg është një nga lojtarët më të mirë të Ligës Premier në pozitën e tij deri më tani.

    Onana mund të luajë si mesfushor mbrojtës, mesfushor qendror apo edhe si qendërmbrojtës.

    22-vjeçari tashmë ka tre gola në 16 ndeshje për Evertonin këtë sezon.

    Atributet e spikatura të 22-vjeçarit përfshijnë aftësinë fizike dhe ajrore, driblimin dhe aftësinë për të fituar duelet në terren.

    Vlera e vlerësuar e belgut është 50 milionë euro. Kontrata e tij aktuale me Everton skadon vetëm në vitin 2027. /Telegrafi/


Shtuar 20.12.2023 17:15