Robert Lewandowski nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona, me polakun që gjithmonë ka theksuar se ndihet mirë dhe do të vazhojë të jetë pjesë e katalanasve.
Por sipas mediave angleze pavarësisht dëshirës së sulmuesit, duket se te Barça ka ende dyshime për të ardhmen e tij.
Kështu sipas “The Sun” bëhet me dije se drejtuesit e skuadrës spanjolle kanë nisur punën në fshehtësi për gjetjen e një zëvendësuesi.
Në radarin e tyre ka rënë lojtari i Liverpool, Darwin Nunez.
Një operacion i vështirë, pasi sulmuesi ka kontratë me “The Reds” deri në qershor të vitit 2028 dhe në vitin 2022 iu ka kushtuar arkave të anglezve plot 100 milionë euro kur u mor nga Benfica.
Një shumë e madhe kjo për katalanasit që nëse vërtet do të arrijnë ndonjë marrëveshje me Liverpool duhet të zbrazin mirë xhepat.