Ballkani vazhdon serinë e fitoreve, teksa triumfoi 2-0 në shtëpi ndaj Feronikelit ’74.
Të lidhura
None found
Ekipi nga Suhareka e kontrolloi ndeshjen dhe e siguroi fitoren falë dy golave të shënuar në pjesën e parë.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 14-të, kur Abou Dosso finalizoi asistimin e Giovannit.
Gjashtë minuta më pas, Dosso u shndërrua në asistues, duke i dhuruar një top të saktë Albert Dienes, i cili shënoi për 2-0 në minutën e 20-të.
Pas pushimit ritmi i lojës ra. Ballkani vijoi të mbante kontrollin e topit, ndërsa skuadra nga Drenasi tentoi të rrezikonte përmes kundërsulmeve, por pa sukses.
Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa Nikli mbetet në vendin e parafundit pa pikë.
