Aubameyang jep intervistë përpara transferimit të Chelsea

Dritarja e transferimeve mbyllet të premten mbrëma në Evropë dhe ende nuk dihet nëse Barcelona dhe Chelsea do të kenë kohë për të shkëmbyer lojtarët Pierre-Emerick Aubameyang dhe Marcos Alonso.

Në këtë moment, sulmuesi ndodhet në Londër për testet mjekësore. Një gazetar i Sky Sports intervistoi gabonezin për një kohë të shkurtër.

– Jam kthyer”. tha lojtari.

– Kontakt sërish me Tuchelin?

– Do të ishte mirë.

Mendoni se keni shumë për të ofruar?

– Po, jam i sigurt për këtë.

33-vjeçari kryqëzoi rrugët me trajnerin e Chelsea, Thomas Tuchel te Borussia Dortmund, ku luajti nga viti 2013 deri në vitin 2018. Tarifa e transferimit të Aubameyang vlerësohet në 18 milionë euro. /albeu.com/

 


Shtuar 1.09.2022 22:25