Artan Hoxha tregon arrestimin e gjyqtarit dhe trajnerit për trukime: Imagjinoni çfarë bëhet atje lart

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar gjatë emisionit “Top Arena” ngjarjen e ditës së djeshme ku u arrestuan një trajner dhe një gjyqtar për trukim ndeshje në Kategorinë e Dytë në kampionatin shqiptar. Ai shpjegoi se nga hetimet për trafik droge, në një përgjim ishte zbuluar edhe marrëveshja për manipulimin e ndeshjeve.

“SPAK-u kapi arbitrin e Delvinës dhe trajnerin e Përmetit. Kishin trukuar një ndeshje më 1 mars të vitit të kaluar, mes Selenicës dhe Përmetit. Ishte e vetmja ndeshje që ka gjykuar ai gjyqtari Qerim Ruci. Ndeshja në fakt ka dalë 0-1 për Përmetin. Ndeshja është luajtur në Fier.

Janë dënuar për gjestin, jo për sasinë e parave. Gjesti është i dënueshëm, trukim ndeshjesh. Por nuk është hera e parë që ndodh në kategoritë e ulëta. Mbani mend në Shkodër që u kapën për trukimin e ndeshjes Vllaznia B-Tërbuni. Pra kur trukohet edhe ndeshja e Selenicës, imagjinojeni se çfarë bëhet atje lart pastaj.

Selenica u tërhoq edhe nga kampionati se nuk kishte para as të paguante biletat. Por hetimi ka qenë për trafik narkotikësh, në përgjim e sipër doli arbitri dhe u kap”, shpjegoi ai ngjarjen e çuditshme të ditës së djeshme. /

 


Shtuar 20.06.2021 11:49