Malisheva përmbys Dukagjinin dhe rikthehet te fitorja

Malisheva ka marrë tri pikët në shtëpi, duke e mposhtur Dukagjinin 2-1 në takimin e javës së 14-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Kastriot Rexha iu kthye suksesit pas një barazimi dhe një humbjeje, teksa thelloi edhe më shumë krizën e ekipit të Armend Dallkut, i cili tashmë i ka pesë ndeshje pa fitore.

Të lidhura

None found

Në pjesën e parë, loja ishte gati e barabartë nga të dyja krahët, por vetëm Dukagjini arriti të shënojë.

Rrjetën e gjeti Dien Isufi në minutën e 17-të, duke i dhënë epërsinë 0-1 mysafirëve. Goli fillimisht u anulua, por pas rishikimit të VAR-it u pranua.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin më kërkues dhe arritën të barazojnë në minutën e 63-të, kur Kreshnik Uka shënoi për 1-1.

Dukagjini më pas mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Egzon Sinani u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 83-të, dhe Malisheva shfrytëzoi avantazhin numerik për të fituar takimin, me kapitenin Dreni Kryeziu që realizoi golin e dytë në minutën e 84-t për rezultatin përfundimtar 2-1.

Me këtë fitore, Malisheva ndodhet në vendin e dytë me 30 pikë, pesë më pak se Prishtina që kryeson, kurse Dukagjini qëndron në pozitën e gjashtë me 18 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Malisheva do të presë Llapin, ndërsa Dukagjini luan në shtëpi kundër Ballkanit.


Shtuar më 21.11.2026 15:01

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişjojobet