Mourinho telefonon Ramosin

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka shprehur interesim për mbrojtësin Sergi Ramos.

Sipas ‘Calcio Mercato’, Roma është duke menduar transferimin e Ramos, transmeton lajmi.net.

Raportohet se trajneri i ‘Gjallorosëve’, Jose Mourinho ka pasur një bisedë telefonike me 35- vjeçarin, duke i kërkuar atij të punojnë sërish së bashku kësaj radhe te Roma.

Problem mendohet të jetë paga e lartë që kërkon mbrojtësi, por raportet e tij me Mourinhon janë të mira gjë që mund ta shtyej mbrojtësin të vazhdojë karrierën në Itali.

Spanjolli u largua nga Real Madridi pas 16 sezonesh, ndërsa tani aktualisht është futbollist i lirë.


Shtuar 20.06.2021 12:14