Sezoni i ri i Superligës Turke nisi me një përballje dramatike mes Galatasaray dhe Corum. Në sfidë u realizuan plot 4 gola dhe të dyja skuadrat morën nga një pikë, ndërsa miqtë mbetën me një lojtar më pak në minutën e 70-të, pas kartonit të kuq të sulmuesit grek Alexandros Kyziridis.
Të lidhura
None found
Vëmendja ishte përqendruar edhe te debutimi i Ylber Ramadanit, i transferuar këtë verë nga Lecce te Corum. Megjithatë, mesfushori shqiptar nuk ishte i pranishëm as në formacion, as në stolin e rezervave dhe as në tribunë.
Mungesa e tij lidhej me një pezullim të mbartur nga sezoni i fundit me klubin italian. Pas zhvillimit të ndeshjes së parë, Ramadani e ka shlyer dënimin e mbetur dhe mesfushori i Shqipërisë mund të aktivizohet që në takimin e ardhshëm të Corum.
