Arsenali në situatë kritike, drejtori sportiv i del në mbrojtje skuadrës

Arsenali i Mikel Artetës është në qëndër të vëmendjes, pasi “Topcinjtë” janë në vendin e fundit të Premier League-s, pa pikë, pa asnjë gol të shënuar dhe me nëntë të pësuar pas tre javëve të para. Pavarsisht renditjes dhe formës zhgënyese, Arsenali është kritikuar edhe për merkaton e zhvilluar gjatë verës. Drejtori tekniki i klubit, Edu ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të mbrojë skuadrën nga kritikat.

“Sigurisht që kjo situatë na ka lënduar, por gjërat do të ndryshojnë shumë shpejtë dhe për këtë jam i bindur. 3 humbjet e para sezonale natyrisht që nuk janë pritur mirë nga ne, skuadra dhe tifozët, por nuk është barometri i saktë apo i duhuri për të vlersuar këtë skuadër. Ajo që dua të them unë është që skuadra nuk ka luajtur si e bashkuar dhe kjo patjetër do duhet të ndryshojë. Në momentin që kjo do të ndodhë, ne mund të jemi në gjendje të ktikojmë ekipin”, tha Edu fillimisht

Në lidhje me merkaton, e cila është kritkuar vazhdimisht, drejtori teknik ka një shpjegim:

“Ne kemi bërë disa lëvizje të rëndësishme në merkato dhe e kuptoj se tifozët nuk janë të impresionuar, prandaj të mos themi më që ata janë të zhgënjyer. Klubi ka ndjekur një strategji shumë të thjeshtë, pasi afrimet e verës janë këtu për të hedhur themelet e sigurta për të ardhmen dhe natyrisht që ambjentimi i tyre kërkon pak kohë. Ne jo vetëm ishim aktivë në merkato, por në lidhje me strategjinë e klubit, ne rinovuam edhe me Saka e Martinelli, që përkthehet ndryshe, në një periudhë 1-vjeçare ne kemi nënshkruar me 10 lojtarë nga të cilët 7 prej tyre janë nën 23-vjeç, tha në fund Edu.

Natyrisht që forma dhe nisja e kampionatit nuk është aspak e duhura dhe kritikat nuk do të ndalojnë deri në momentin e kthesës nga skuadra, por në fjalët e tij Edu nuk kërkoj të jepte premtime, vetëm kërkoi kohë nga të gjithë, që projekti të marrë jetë dhe skuadra do të rikthehet aty ku e ka vendin. Arsenal do të rikthehet në fushën e lojës për llogari të javës së katërt përballë Norwich, e pas një jave do të zhvendoset në Burnley, dy takime ku skuadra e Artetës është e dënuar vetëm për të fituar.


Shtuar 4.09.2021 17:26