U rikthye në Ministri, Mirela Kumbaro flet vetëm për postet në parti

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Mirela Kumbaro, ka reaguar për herë të parë pas caktimit në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste si drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës.

Kumbare zgjodhi të mos thotë asnjë fjalë për marrjen e postit të ministres së Turizmit dhe Mjedisit. Në reagimin e parë publik, pas marrjes së dy posteve të rëndësishme në qeveri dhe parti, ajo zgjodhi të komentonte vetëm këtë të fundit.

Përmes një postimi në facebook Kumbaro shprehet se vendosjen si drejtuese politike në Gjirokastër e sheh si më të madhin nderim, por edhe si një përgjegjësi serioze, sepse u detyrohet shumë banorëve të 7 bashkive të Qarkut.

Postimi i plotë i Mirela kumbaros:

Kjo javë që po mbyllet shënoi një fillim të ri për përgjegjësi të reja

Është koha të them se detyrat në qeverisje, angazhimi si deputete në Qarkun e Gjirokastrës, janë tashmë pjesë e jetës time aktive. Janë pjesë e jetës time sepse janë pjesë e besimit tim për ta bërë Shqipërinë më të mirë nga ç’është sot.

Këtë besim ma edukuan gratë dhe burrat e Qarkut të Gjirokastrës, duke bashkëjetuar çdo javë, çdo muaj e çdo vit nga 2017 e deri sot, me vështirësitë dhe gëzimet e njerëzve të tokës, të punës, të dijes, të sofrës dhe të bujarisë në Gjirokastër e Libohovë, në Tepelenë, Përmet e Këlcyrë, nga Dropulli në Memaliaj./albeu.com

Andaj detyrën që Partia Socialiste, më caktoi si drejtuese politike e këtij Qarku e marr si më të madhin nderim, por edhe si një përgjegjësi serioze, sepse u detyrohem shumë banorëve të të 7 bashkive të Qarkut.

Por e marr edhe si sfidë e mbarësi. Pasi

Bledi Çuçi e kreu këtë detyrë aq bukur politikisht dhe aq njerëzisht të ndërtuar mirë, duke vendosur një standard qytetarie të frymës së ekipit, të punës në grup me njerëzit dhe me strukturat, kujtdo pas tij i mbetet një sfidë e madhe për ta arritur.

Kjo sfidë sot është e imja./albeu.com