Me Granit Xhakën që është një hap larg transferimit te Roma, Arsenali e ka gjetur zëvendësuesin e mesfushorit me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për mesfushorin portugez Renato Sanches i cili është pjesë e Lille në Francë me të cilët fitoi edhe titullin kampion në sezonin e fundit.
Sanches po spikat edhe me Portugalinë në Euro 2020 dhe vlera e tij në merkato pritet të rritet nëse vazhdon me këto ritme. Megjithatë Arsenali e ka fuqinë ekonomike për të plotësuar kërkesat e klubit francez për të lënë të lirë Renato Sanches.