Arbnor Muja mahnit turqit, projektohet titullar pas debutimit me gol në Superligë

Arbnor Muja ka mahnitur turqit e Samsunspor. Debutimi me gol në fitoren 2 me 0 ndaj Antalyaspor, bën që Muja të jetë në qendër të vëmendjes.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 70’, ndërsa minutat e marra i mjaftuan për të treguar veten. Ndeshja e radhës është për javën e 26-të të Superligës turke përballë Gaziantep.

Për Mujën ekziston mundësia që të aktivizohet titullar. Klubi turk e mori Mujën në merkaton e dimrit për të ndihmuar në pjesën e dytë të sezonit. Objektiv është mbijetesa dhe investimet e bërë së fundmi në klub tregojnë për seriozitetin e drejtuesve. /newsport.al/


Shtuar 14.02.2024 21:14