Ancelotti kërkon yllin brazilian të Premier League te Reali

Carlo Ancelotti e ka synim kryesor transferimin e brazilianit të Everton, Richarlison. Sulmuesi 24 vjeçar ishte nën urdhërat e Ancelottit te skuadra e Premierligës dhe se trajneri italian ka besimin se ai mund të jetë lider në sulmin madrilen.

Richarlison ka shënuar 13 gola në sezonin e kaluar nën udhëheqjen e Ancelottit. Raportohet se trajneri italian e ka telefonuar yllin brazilian duke bërë lëvizjet e para për transferimin e tij.

Richarlison ndodhet në Kupën e Amerikës me Brazilin dhe se menjëherë pas përfundimit të këtij eventi pritet që të ketë lëvizje konkrete mes Realit dhe Evertonit.

Çmimi i tij në treg vlerësohet rreth 40 milionë funta./


Shtuar 7.07.2021 14:00