Mbajti peng 33 vjeçaren për orë me radhë në makinën e tij, arrestohet 48 vjeçari në Mat

Blutë e Matit kanë arrestuar një 48 vjeçar i cili ka mbajtur pa dëshirë një të re në makinën e tij.

Policia bën me dije se u arrestua D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë
Mat – Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 7.07.2021 14:02