Disa ekipe në garë për yllin e mbrojtjes së Juventusit

E ardhmja e Gianluca Frabotta është e ndarë midis Bergamos dhe Genovas. Disa javë më parë mbrojtësi i Juventusit dukej se ishte shumë pranë kalimit te Genoa, por gjatë ditëve të fundit është rritur mundësia që lojtari të veshë fanellën e Atalantës, që duket shumë e interesuar për të siguruar shërbimet e futbollistit, që shikohet si një alternativë e mirë për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtes.

Gjithsesi për momentin asgjë nuk është vendosur dhe gjithçka mbetet e hapur duke e lënë në pikëpyetje të ardhmen e 22-vjeçarit, për të cilin Genoa dhe Atalanta do të luftojnë deri në fund.


Shtuar 7.07.2021 13:56