Alarm te kombëtarja e Italisë, 4 raste me Covid-19

Federata Italiane e Futbollit ka konfirmuar se katër anëtarë të kombëtares së Italisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Pas fitores 2-0 ndaj Lituanisë për ndehshjet kualifikuese në Kupën e Botës, koronavirusi ka “trokitur” te kombëtarja italiane.

Një anëtar i stafit nuk po ndjehej mirë pas fitores ndaj Bullgarisë dhe ndoqi ndeshjen e ardhshme nga shtëpia, ndërsa më pas edhe tre raste të tjera pozitive janë lajmëruar.

Rezultatet e këtyre tre testeve u njoftuan vetëm pas fishkëllimës përfundimtare në ndeshjen Itali – Lituani.

Një deklaratë konfirmon që anëtarët e stafit janë ‘izoluar’ nga pjesa tjetër e grupit në Lituani, por ata kaluan gjithë ditën së bashku duke përgatitur këtë ndeshje./albeu.com/


Shtuar 1.04.2021 10:12